Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kundërshtuar caktimin e gjyqtarit Radomir Laban, nga Gjykata Kushtetuese për të vendosur lidhur me rendin kushtetues në Kosovë.
“Kam tërhequr kërkesën të paraqitur në Gjykatë më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm pas informatës së konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit gjatë viteve 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare”, ka thënë Osmani në konference për media.
Osmani poashtu ka thënë se ky vendim është një veprim i domosdoshëm në funksion të mbrojtjes së rendit kushtetues.
“Tërheqja e kësaj kërkese është veprim i domosdoshëm në funksion të mbrojtjes së rendit kushtetues. Është absurde të pritet që rendi ynë kushtetues të mbrohet nga persona, që sipas institucioneve të sigurisë, e rrezikojnë rendin kushtetues”, ka shtuar Osmani.




