Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2.027tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 53 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 107 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 20 persona, ndërsa 8 persona janë mbajtur në paraburgi dhe 3 në vuajtje të dënimit.





