Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të fundit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ku janë arrestuar katër persona, përfshirë edhe një zyrtar të lartë të Policisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka përgëzuar IPK-në për veprimin, duke theksuar se krimi nuk ka vend në shoqëri dhe veçanërisht jo në radhët e Policisë së Kosovës.
Ministri theksoi se mbështet dhe insiston në veprime më të vendosura për pastrimin e Policisë nga elementët që njollosin reputacionin e këtij institucioni, që sipas tij, gëzon besueshmërinë më të madhe ndër qytetarë.
“Policia e Kosovës duhet të jetë adresë e luftimit të krimit dhe asnjëherë, në asnjë rrethanë, çerdhe banimi apo mburojë e veprimtarive kriminale”, ka shkruar Sveçla.





