Dëshmitarët raportuan se u përballën me breshëri plumbash teksa turma të uritura I afroheshin pikave të ndarjes së ndihmave.
Dy spitale në jug dhe qendër të Gazës raportuan se kanë pranuar trupa të vrarësh përgjatë rrugëve që çojnë drejt pikave të ndihmës të mbështetura nga Izraeli, përfshirë 11 të vrarë në zonën Teina, teksa po përpiqeshin të arrinin një pikë shpërndarjeje në Khan Younis.




