Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka komentuar protestën e paralajmëruar për 7 gusht, duke e cilësuar si thirrje për mbrojtjen e Republikës dhe vlerave të përbashkëta.
Në një postim në rrjetet sociale, Haziri ka shkruar: “Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë,” ka thënë ai, duke shtuar se protesta është një reagim qytetar për mbrojtjen e qëllimit të përbashkët dhe idealeve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Sipas tij, pjesëmarrja në këtë protestë nuk është vetëm politike, por një angazhim në emër të vlerave kombëtare dhe demokratike: “Në emër të atdheut, familjes e Zotit, dje, sot e nesër!”




