Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka paralajmëruar pjesëmarrjen në protestën e nesërme kundër siç thotë ajo, devijimit të misionit të Gjykatës Speciale.
Në një postim në Facebook, Musliu tha se protesta nuk ka për qëllim sulmin ndaj drejtësisë, por mbrojtjen e të vërtetës.
Musliu theksoi se “kur drejtësia bëhet selektive, është detyrë e popullit të flasë”, dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.




