Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur mbështetjen për protestën e thirrur më 7 gusht nga veteranët e luftës, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të luftës çlirimtare dhe të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.
Ai ka theksuar se shteti i Kosovës është rezultat i dy shtyllave, rezistencës paqësore të udhëhequr nga presidenti Ibrahim Rugova dhe luftës së armatosur të UÇK-së. Sipas tij, këto janë vlera të përbashkëta që nuk duhet relativizuar.
Mustafa ka kujtuar se Kuvendi i Kosovës, me besim të plotë në drejtësinë ndërkombëtare, kishte votuar themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë./ekonomiaonline.
Ai ka shtuar se, pavarësisht dallimeve politike me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, në këtë rast mbështet kauzën e tyre për drejtësi.




