Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2.498 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 39 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 103 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 19 persona, ndërsa 8 persona janë mbajtur në paraburgim dhe 1 në vuajtje të dënimit





