Në selinë qëndrore të AAK-së, nënkryetari i kësaj partie Ardian Gjini, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Peter Sorensen.
Në njoftimin për medie bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për situatën politike aktuale në vend, më rëndësi të veqantë bllokadën institucionale në vend.
“Nënkryetari Gjini theksoi përkushtimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që të japë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj krize dhe në shtyrjen përpara të proceseve integruese të vendit”, thuhet në njoftim.
Gjini dhe Sorensen po ashtu biseduan për sfidat dhe perspektivën e procesit të integrimit evropian të Kosovës, ku nënkryetari i AAK-së vlerësoi lart rolin e Bashkimit Evropian dhe angazhimin personal të Sorensen-it në këtë proces strategjik për të ardhmen euroatlantike të vendit.




