Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar 2587 tiketa trafiku nga Policia e Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe u shënuan 39 aksidente trafiku me të lënduar dhe 94 aksidente me dëme materiale, derisa 36 persona u vunë nën pranga, prej tyre 22 u dërguan në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.





