Mijëra qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, rajoni dhe diaspora po marrin pjesë në protestën kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë dhe në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së, që po mbahen në paraburgim atje,
Në protestën në sheshin “Skenderbeu”, organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, Hysni Gucati theksoi se Gjykata Speciale po deformon historinë tonë.
Ai ka thënë se “nuk ka gjykatë që mund t’i fshijë gjurmët e gjenocidit serb”.




