Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, janë dy partitë e vetme politike që s’kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e kundër Gjykatës Speciale.
Hasani tha se katër zyrtarë të VV-së kanë deklaruar se para se qytetarët të dalin nesër në protestë, duhet ta kujtojnë gushtin e vitit 2015.
Tutje, ai u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje sot e sheh rrezikun e humbjes së pushtetit nga lirimi i ish-krerëve të UÇK-së.




