Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është nisur për të marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale.
Sekretari i BDI-së, Faton Ahmeti, ka publikuar një foto me liderin e partisë dhe ka shpërndarë mesazhin e tij në profilin e tij në “Facebook”.
Ai ka theksuar se liria nuk gjykohet, duke shkruar: “Sot nuk ka kufij mes nesh. Sot jemi një, në mbrojtje të atyre që na sollën lirinë. Liria nuk gjykohet. Liria mbrohet.”




