Marrëveshja për bisedimet Putin-Trump “në thelb është arritur”, ka thënë ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, por ai ka minimizuar rëndësinë e samitit trepalësh me Zelenskyn.
“Tani po fillojmë përgatitje konkrete së bashku me kolegët tanë amerikanë”, ka thënë Ushakov për një televizion, raporton The Guardian.
Ushakov sikur e ka minimizuar sugjerimin e SHBA-së se një takim trepalësh me Zelenskyn do të pasonte menjëherë pas tij.
“Sa i përket një takimi trepalësh, për të cilin për ndonjë arsye Uashingtoni po fliste dje, kjo ishte thjesht diçka e përmendur nga pala amerikane gjatë takimit në Kremlin. Por kjo nuk u diskutua. Pala ruse e la këtë opsion plotësisht pa koment”, ka thënë Ushakov, një ndihmës kyç i Vladimir Putinit.




