Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar në lidhje me protestën e paralajmëruar të OVL UÇK-së kundër Gjykatës Speciale, duke thënë se kjo protestë është “dhjetë vjet e vonuar”.
Në një postim në Facebook, Manxhuka ka thënë se themelimi I Gjykatës Speciale duhej të ishte kundërshtuar në vitin 2015, që sipas tij, pushteti i atëhershëm kishte mundësinë ta ndalë.
“Protesta është dhjetë vjet e vonuar. Është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm. Nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare por as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale. Kosova ka nevojë për gjykata normale që dalin pas vettingut dhe për kryeprokuror të ri e jo për gjykata speciale jotransparente të cilat janë jashtë praktikave ndërkombëtare”, ka shkruar Manxhuka.




