Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për hyrje në Kosovë në pikën kufitare në Dheu i Bardhë, pritjet arrijnë deri në 20 minuta, ndërsa për dalje nga vendi, pritjet shkojnë deri në 110 minuta.
Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për të hyrë janë rreth 5 deri në 10 minuta, kurse për dalje deri në 40 minuta.
Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare pritjet për hyrje në Kosovë janë nga 3 deri në 5 minuta.





