Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Prizren, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me asistimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar më 8 gusht një aksion inspektimi në 21 auto parkingje në qytetin e Prizrenit.
Aksioni kishte për qëllim parandalimin dhe hetimin e veprës penale “Shmangie nga tatimi”.
Gjatë kontrollit janë konstatuar një sërë shkeljesh: Në të gjitha parkingjet e kontrolluara nuk janë lëshuar kuponë fiskal, janë identifikuar 9 punëtorë të paregjistruar, 5 parkingje nuk posedonin arka fiskale, 2 biznese të paregjistruara, 2 biznese pa kontrata qiraje.




