Në një aheng familjar në fshatin Bubavec të Malishevës, rreth orës 23:00, Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna gjatë festës, ku pas ndërhyrjes së patrullave dhe hetuesve, në bashkëpunim me kryefamiljarin, një nga të ftuarit ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë me gaz, model “Ekol”, kalibër 9 mm, me karikator dhe tre fishekë.
Arma, fishekët dhe gëzhojat janë sekuestruar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.




