Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë gjashtë orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri në Kosovë, prej të cilave 22 mbeten aktive, ndërsa 15 janë shuar dhe 52 të lokalizuara.
Situata më e rënduar paraqitet në fshatin Kçiq i Vogël të komunës së Mitrovicës, ku është kërkuar ndërhyrje urgjente dhe ndihmë nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës (PK).
Në operacionin e shuarjes së zjarreve në këtë zonë janë të angazhuara njësitë e zjarrfikësve nga: Mitrovica Jugore dhe Veriore, Zubin Potok, Prishtina, Vushtrria, Njësia Nacionale për shuarjen e zjarreve nga toka





