Australia do të njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në shtator, tha kryeministri i këtij shteti, Anthony Albanese më 11 gusht.
“Zgjidhja me dy shtete është shpresa më e madhe e njerëzimit për ta ndalur ciklin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe për t’i dhënë fund konfliktit, vuajtjeve dhe urisë në Gazë”, tha Albanese për gazetarët në Kanbera.
Ky vendim vjen pasi edhe disa shtete të tjera si Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja, kanë njoftuar më herët se do ta njohin shtetin palestinez.
Benjamin Netanyahu, kritikon thirrjet ndërkombëtare për njohjen e shtetësisë palestineze duke argumentuar se një gjë e tillë “nuk do të sjellë paqe, do të sjellë luftë”.




