Deputeti i AAK-së,Daut Haradinaj, reagoi pas ngjarjeve tragjike të 10 gushtit, ku katër vrasje mizore tronditën Kosovën, duke përfshirë vrasjen e tre personave në Gjilan dhe një vrasje tjetër në Prizren.
Ai ka theksuar se ky incident duhet të shërbejë si alarm për shoqërinë dhe institucionet që të marrin masa të ashpra ligjore për të ndëshkuar dhe parandaluar krimet.
“Veproni sot, për të mos vajtuar nesër!
Pastrojeni uniformën e policisë nga fajdexhinjtë.
Nuk ka komunë pa dukuri të tilla dhe shumica prej tyre dihen edhe nga publiku.” shkruan Haradinaj.





