Dokumentari që sjell të vërtetën dhe dhimbjen e Kosovës gjatë luftës, me rrëfimin e mbijetuarës së dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman, është shpërblyer me çmimin “Motivues” nga juria prestigjioze e Japonisë.
Vasfije Krasniqi, e cila ishte pjesë e dokumentarit, e përshkroi këtë çmim jo thjesht si një trofe, por si një dëshmi se e vërteta e Kosovës, dhimbja dhe qëndresa mund të prekin ndërgjegjen ndërkombëtare kur tregohen me sinqeritet.
“Ky çmim i dedikohet çdo zëri të heshtur, çdo plage që ende s’është shëruar. Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen tuaj të palodhshme ndër vite. Faleminderit që nuk më keni lënë kurrë vetëm në këtë rrugëtim”, ka shkruar Vasfije Krasniqi Goodman në Facebook.





