Sot, në ambientet e pishinës së Banjës, u zhvillua gara memoriale e notit “Esmir Shala”, e organizuar nga Klubi i Notit Besa nga Malisheva, në bashkëpunim me Federatën e Notit të Kosovës.
Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 17 ekipe nga mbarë Kosova, me gjithsej 120 notarë, duke e bërë këtë garë një ngjarje të rëndësishme në kalendarin e notit kosovar.

Kategoria e meshkujve:
🥇 Vendi i parë – Klubi i Notit Step (Prishtinë)
🥈 Vendi i dytë – Klubi i Notit Besa (Malishevë)
🥉 Vendi i tretë – Klubi i Notit Kastrioti (Ferizaj)
Kategoria e femrave:
🥇 Vendi i parë – Klubi i Notit Step (Prishtinë)
🥈 Vendi i dytë – Klubi i Notit Ilirida (Fushë Kosovë)
🥉 Vendi i tretë – Klubi i Notit Kosova (Prizren)





