Të nderuar,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në diasporë dhe ndodhen në Kosovë gjatë kësaj periudhe, të vizitojnë:
• Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Malishevë – Ndërtesa e Komunës Kati III, Nr.48.
Periudha e vizitave: 11 – 29 gusht 2025
Ora: 11:00 – 14:00 (çdo ditë pune)
Gjatë vizitës, qytetarët do të mund të marrin informacione të drejtpërdrejta për:
• Regjistrimin si votues jashtë Kosovës
• Procedurat e votimit përmes postës





