Të dielën nis sezoni 2025/2026 në Superligën e Kosovës në futboll.
Kështu ka shkruar të martën FFK-ja në faqen zyrtare.
Në xhiron e parë do luhen tri ndeshje, Dukagjini do të takojë Prishtinën, Malisheva e pret ekipin e sapo-inkuadruar Prishtinën e re dhe Drenica do takojë Llapin.
Ndërsa Drita dhe Ballkani nuk do të luajnë këtë fundjavë për shkak tëë angazhimeve në arenën ndërkombëtare.
Ndërkaq në Ligën e Parë të Kosovës nga ky edicion do të jetë 18 ekipe pjesëmarrëse dhe nuk do të jenë më të ndara në dy grupe.




