Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur sot në Berlin, ku është pritur nga kancelari gjerman, Friedrich Merz, me të cilin pritet të zhvillojë një takim zyrtar.
Pas takimit, dy liderët pritet të marrin pjesë edhe në një bisedë telefonike me liderët tjerë europianë, që më pas do të iu bashkohet edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendësi I tij JD Vance.
Gjatë vizitës Merz-Zelensky u pa një prezencë masive e forcave të sigurisë, që janë angazhuar që gjithçka të shkojë mirë dhe pa incidente.
Disa efektivë u panë duke patrulluar me motor uji në lumin Spree, ndërsa snajperistë ishin pozicionuar në kulmin e ndërtesës ku qëndron kancelari gjerman.




