Me zemër plot mirënjohje e falenderoj kryetarin e Nismes z.Fatmir Limaj dhe kryetarin e Komunës z.Ekrem Kastrati dhe fshatin Damanek per nominimin.Dua të ndaj me ju lajmin për kandidimin tim në Asamblenë Komunale. Ky është një moment shumë i veçantë në jetën time jo vetëm si një arritje personale, por si një mundësi për të shërbyer e për të kontribuar për komunitetin tonë. Premtoj që do të jem zëri juaj brenda Asamblesë, duke mbrojtur interesat e të gjithëve pa dallim, me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim të plotë. Do të punoj që vendimet të jenë gjithmonë në të mirën e komunës sonë dhe për të ardhmen e brezave që do të vijnë. Ky është vetëm fillimi,rrugëtimi jonë sapo ka nisur, dhe dua ta bëjmë bashkë.
Ne radhët e Nismës Social Demokrate nr.14 Shukri Krasniqi ![]()




