Gjatë 12 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 72 vatra zjarri në vend.
Sipas agjensisë së menaxhimit të emergjencave nga to, 11 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 61 vatra janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.
Situata më e rënduar është paraqitur në Komunën e Kamenicës, në fshatin Tugjevc dhe fshatin Gmicë.
Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të ngushtë me Njësitë e Zjarrfikjes, Qendrat Operative 112 dhe Policinë e Kosovës.Në këtë rast është bërë kërkesë për angazhim të KFOR-it, për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit.




