Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se është kundër emërimeve me motiv partiak e personal pa bazë profesionale e të integritetit, pas reagimeve për emërimin e anëtarit të kësaj partie, Mentor Hyseni, si drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës.
Kjo parti madje ka thënë se nuk i ka kritikuar kurrë profesionistët, qoftë edhe nga partitë e tjera.
Ministria e Financave gjatë të mërkurës njoftoi se Mentor Hyseni është zgjedhur drejtor i ri i ATK-së dhe shtoi se procesi për këtë post është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale.
Ndërkaq Hyseni në vitin 2019 ishte prezantuar si anëtarësim i ri i VV-së dhe pikërisht kjo nxiti reagime në shoqërinë civile e në partitë opozitare.




