Hykmete Bajrami deputete e LDK-së ka thenë se 700 puntorë të Radio Televizionit të Kosovës nuk kanë marrë ende pagen për muajin korrik. Sipas Bajramit ata po presin nënshkrimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
“Sot është data 14 gusht, por 700 puntorë të Radio Televizionit të Kosovës ende s’kanë marrë pagën e muajit korrik, 700 familje po presin një nënshkrim nga Albin Kurti, i cili refuzon ta japë, pavarësisht se buxheti i RTK-së është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, u shpreh Bajrami.
Tutje ajo shtoi se kjo nuk është vetëm padrejtësi por edhe abuzim me shtetin, duke i bërë thirrje Prokurorisë Speciale të veprojë menjëherë.





