Shqipëria vazhdon edhe sot të përballet me situatë të rëndë për shkak të zjarreve. Policia e Shtetit në një njoftim ka bërë të ditur se nga muaji qershor deri sot janë të angazhuar për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.
“Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.”
Nderkaq strukturat operacionale të Policë së Shtetit janë duke kontrolluar dhe monitoruar zonat më dronë, për të identifikuar në kohë personat përgjegjes.




