Pritjet e mërgimtarëve për dalje nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë shkojnë deri në një orë e gjysmë.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të orës 09:07, pritjet për të dalë nga Kosova edhe në pikën kufitare të Merdares dhe Jarinjes janë të gjata.
Në pikën kufitare të Merdares pritjet për dalje nga Kosova shkojnë deri në një orë, kurse në atë të Jarinjes pritjet janë deri në 40 minuta.
Kurse në pikëkalimet kufitare tjera gjendja është e qetë.





