E Ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Gjatë diskutimit, Prattipati tha se pjesëmarrja nga të gjitha partitë e themeluara është thelbësore për të siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës në të ardhmen e Kosovës.
Në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së, theksohet se ajo ka nënvizuar se vetëm përmes angazhimit të barabartë dhe të përgjegjshëm të të gjitha komuniteteve mund të ndërtohet një shoqëri demokratike dhe funksionale.
“Vetëm përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme mund të dëgjohen dhe adresohen realisht zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve,” thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.





