Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave të cilët akuzohën për veprën penale “Krime Lufte Kundër Popullatës Civile” ka raportuar Ekonomia Online.
“Pas vite hetimesh intensive, Departamenti Special i Prokurorisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dorëzuar sot një aktakuzë lidhur me krime lufte kundër popullsisë civile gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, në periudhën janar–qershor 1999″tha prokurori i rastit Atdhe Dema.
Duke shtuar se keto akuza janë ngritur pas vite hetimesh intensive mbi disa persona që kishin autoritet mbi forcat e armatosura jugosllave dhe policinë serbe në territoret përkatese të Kosovës.





