Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ditë më parë ka protestuar para Kuvendit të Kosovës, Qeverisë dhe Presidencës, ku kanë kërkuar transferimin e buxhetit për RTK-në.
Ata kanë paralajmëruar se nese pagat nuk ekzekutohen sot, nga java e ardhshme do të fillojnë protesta të pandërprera.
“Nëse deri nesër nuk bëhet ekzekutimi i pagave për të gjithë punëtorët e RTK-së, nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojmë me protesta të pandërprera në RTK, pa dallim sektori apo pozicioni pune. U bëjmë thirrje për bashkim të gjithë punëtorëve të RTK-së – askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë, me ekzistencën e RTK-së dhe me familjet tona. Kërkesa jonë është e qartë: Pagat menjëherë”, thuhet në njoftim.




