Presidenti amerikan Donald Trump thotë se “të gjithë” besojnë se marrëveshja e paqes mund ti jap fund luftës pa ndonjë armëpushim paraprak.
Ai në rrjetin social TruthSocial ka shkruar se ishte një ditë e shkëlqyeshme në Alaska.
Sipas Trump, takimi me homologun rus Vladimir Putin ”ka shkuar shumë mirë, poashtu edhe një telefonatë në mbrëmje me presidentin ukrainas Zelensky dhe liderë tjerë europian”
“U përcaktua nga të gjithë se mënyra më e mirë për të përfunduar luftën e tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të kalojmë drejtpërdrejt në një Marrëveshje Paqeje, e cila do ta ndalonte luftën, dhe jo në një Marrëveshje Armëpushimi, e cila shpesh nuk qëndron”, tha Trump.





