Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) dhe veprimeve të ndërmarra nga KEDS për ndërprerjen masive të furnizimit me energji elektrike ndaj bizneseve, duke theksuar ndikimin disproporcional që kjo ka tek bizneset në pronësi të grave
G7 thekson se ato përballen me humbje të të ardhurave, dëmtim të zinxhirit të shërbimeve dhe prodhimit, si dhe rrezikim të vendeve të punës, “shumica prej tyre të mbajtura nga gra – si dhe mbyllje të mundshme të aktiviteteve ekonomike”.
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës gjithashtu thekson se kanë pranuar ankesa nga anëtaret për raste ku edhe bizneset me kontrata të vlefshme janë përballur me shkyçje, si dhe raste të tjera ku subjekte që nuk e plotësojnë kriterin ligjor për të kaluar në tregun e lirë janë përfshirë në këtë proces.




