Instituti Hidrometerologjil i Kosovës ka njoftuar se java do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku parashihen reshje shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.
Sipas IHK-së sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell.
Temperatura minimale do të lëviz nga 15-17 gradë kurse maksimalja e ditës nga 23-30 gradë.
Era do të fryjë me shpejtësi prej 15-45km/h.
Parashihen edhe reshje lokale shiu.




