Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si konfirmim të qëndrimeve të hershme të partisë së tij për bllokimin e institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryesuesi i Kuvendit.
“Siç edhe pritej, për secilin me mendje institucionale, Gjykata Kushtetuese sot vërtetoi qëndrimin e LDK-së – insistimin tonë të hershëm – se veprimet e Kryesuesit të Kuvendit dhe Lëvizjes Vetëvendosje përbënin shkelje flagrante të Kushtetutës, duke rezultuar në bllokimin e institucioneve të vendit”, tha Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut, vendimi i Kushtetueses ka riafirmuar qartë se as Kryesuesi më i moshuar e as partia më e madhe nuk kanë të drejtë të veprojnë jashtë Kushtetutës apo të shpikin procedura që minojnë demokracinë dhe ligjshmërinë.





