Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohje ndaj presidentit amerikan Donald Trump, vetëm pak orë pasi ka mbërritur në Uashington, ku pritet të zhvillojë takime me liderë të rëndësishëm botërorë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Zelensky tha se është falënderues për ftesën në Shtëpinë e Bardhë, duke nënvizuar rëndësinë e përkrahjes amerikane në përballjen me agresionin rus.
Në takimin që do të zhvillohet në Uashington, pritet të marrë pjesë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe shumë liderë të tjerë ndërkombëtarë.




