Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar 2284 tiketa trafiku nga Policia e Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe u shënuan 38 aksidente trafiku me të lënduar dhe 85 aksidente me dëme materiale, derisa 31 persona u vunë nën pranga, prej tyre 14 u dërguan në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.





