Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Finlandës, z. Matti Nissinen.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se Finlanda ka dëshmuar partneritet të fuqishëm në shtetbërjen e Kosovës dhe në forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar
Haradinaj ka falenderuar ambasadorin finlandez për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë
“Biseduam për zhvillimet në vend, në fushën politike dhe atë të sigurisë, ku theksova nevojën për mbështetjen e mëtejme të Finlandës në synimin tonë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, shkruan Haradinaj.




