Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka zhvilluar një “takim shumë të mirë” me liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë, takim që vazhdoi më pas edhe në Zyrën Ovale.
Ai tha se në përfundim të takimeve ka telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ka nisur përgatitjet për një takim mes tij dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një lokacion ende të pacaktuar.
“Pas atij takimi do të mbahet një takim trilateral, ku do të marrin pjesë dy presidentët dhe unë”, tha Trump, duke shtuar se zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff po koordinojnë me Rusinë dhe Ukrainën.





