Futbollisti i Fc Prishtinës Valmir Veliu është shpallur ”Ylli i Javës” në Albi Mall Superligën e Kosovës, pas golit dhe asistimit në ndeshjen kundër Dukagjinit në xhiron e parë.
Veliu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës duke thënë:
“Të luash për Prishtinën është ëndërr e çdo lojtari. Jam ambientuar shumë mirë dhe shumicën e lojtarëve i kam njohur më herët.
Të luash në Dukagjin është gjithmonë e vështirë, por ia dolëm të shënojmë fitore. Personalisht gëzohem që e kam ndihmuar ekipin me gol dhe me asistim.
Ky çmim për mua është motiv të punoj dhe të ushtroj më tutje, si dhe të vazhdoj ta ndihmoj ekipin çdo javë.
Prishtina, çdo vit, synim e ka titullin kampion ose daljen në Evropë.”




