Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, pas vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se thelbi i problemit është se Vetëvendosje nuk ka numra dhe refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera, raporton Ekonomia Online.
“Është e qartë se thelbi problemi ka qenë tek shumica parlemnater përkatësisht mungesa e kësaj shumice. Siç u pa përveç që kishim humbur 48 seanca rresht për shkak të shkeljes kushtetuese tani të konfirmuar dy herë. Ne kemi në thelb të problemit mungesën e shumicës politike. Pra, nuk ka numra partia që ka dalë e para në këto zgjedhje, refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera.”
Tutje Abdixhiku shtoi se qëndrimet e LDK-së nuk ndryshojnë, nuk janë pjesë e ndonjë marrëveshjeje dhe nuk mund të mbështet kandidatë që nuk duan të kenë marrëveshje politike.




