30 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të autobusit kosovarë që po udhtonte drejt Mynihut, aksidenti ka ndodhur në oret e vona të natës me një kamion. Siç kanë raportuar mediat vendore ne autobus ishin 50 pasagjerë, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Kamioni, i drejtuar nga një polak 46-vjeçar, që po barte perime po udhëtonte drejt Mynihut gjithashtu. “Autobusi, që transportonte pasagjerë nga Kosova, u përplas me pjesën e pasme të rimorkios pavarësisht manovrave të shmangies. Pjesa e përparme e autobusit u ngjit në kamion dhe pësoi dëme të mëdha. Rimorkioja u dëmtua gjithashtu rëndë”, raporton media gjermane.




