Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur para fillimit të seancës konstituive ku ka deklaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar disa aspekte kyçe për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.
Ai shtoi se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun por tha se janë të gatshëm të votojnë kandidat tjetër nga LVV-ja
“Nëse sot do të ishte Konjufca ose Saranda ose Shqipe Selimi do të votonim”, u shpreh ai.
I pyetur për skenarin ku Kuvendi nuk arrin të konstituohet as pas afatit 30-ditor, Haradinaj akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokim të qëllimshëm të institucioneve.
“Për fat të keq, unë besoj që qëllimi i tij nuk ka ndryshuar është me vazhdu me mbajt peng Kosovën, me udhëheq me Kosovën pra në mënyrë jo të ligjshme, me mbajt peng Kosovën”, përfundoi Haradinaj.




