Drejtoria e Doganave të Maqedonisë ka njoftuar se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë zbuluar dhe penguar një përpjekje për kontrabandim të 4.577 ilaçeve të pasigurta.
Nga Doganat thuhet se është ngritur kallëzim penal ndaj shtetasit të Kosovës dhe janë sekuestruar ilaçet të cilat kanë qenë të fshehura në hapësirën e bagazhit të një automjeti të marrë me qira.
“Bëhet fjalë për analgjetikë, anestetikë dhe solucione anti-alergjike në fiola qelqi, të cilat ishin “refuz”, pa paketimin origjinal dhe pa leje dhe certifikata të duhura nga institucionet përkatëse. Për të shmangur kontrollin doganor, personi i ka vendosur ilaçet në radhë dhe i ka fshehur mes jastëkëve për qafë të pasagjerëve, të vendosura në tre kuti kartoni”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganës.




