Kruesuesi i seancës konstituive Avni Dehari ka ndërprerë seancën pas dështimit në votim të të dy kandidateve të partisë Lëvizja Vetëvendosje, deputetet Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.
Kandidatet nuk morën shumicën e mjaftueshme për tu zgjedhur Kryetare e Kuvendit ndaj u ndërpre seanca.
Seanca do të vazhdojë me 22 gusht me fillim nga ora 11:00.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit ka urdhëruar Kuvendin që në afat prej 30-ditësh të zgjedh kryeparlamentarin përmes votim të hapur, dhe se i njejti kandidat të hidhet në votim jo më shumë tre herë.




