Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar të mërkurën se është e gatshme të ndërmarrë veprime sindikale, përfshirë edhe grevën e përgjithshme, në rast se institucionet e reja nuk tregojnë gatishmëri për dialog.
Në mungesë të institucioneve funksionale, SBASHK-u shpreh shqetësim për mungesën e dialogut dhe thekson se, sapo të krijohen institucionet, do të veprojë në përputhje me vendimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm.




